Një polic serb ka plagosur dy motoristë te Liqeni i Badovcit, Insajderi zbulon detaje të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një polic serb ka plagosur dy motoristë te Liqeni i Badovcit, Insajderi zbulon detaje të reja

    Insajderi
    01 May 2022 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë në Mramor të Prishtinës.

    Si pasojë, të plagosurit nga ky rast janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

    Por i dyshuari për plagosje në këtë rast është një zyrtar policor.

    Insajderi mëson nga banorët e fshatit Mramor se polici ka qenë i komunitetit serb ndërsa dy personat e plagosu kanë qenë motoristë.

    Në kohën kur ka ndodhur rasti, polici ka qenë pa uniformë zyrtare dhe me familje.

    Ngjarja ka ndodhur shumë afër liqenit të Badovcit.

    Rastin e ka konfrmuar edhe Policia e Kosoves.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se rrreth orës 15: 30 është pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

    Ai shtoi se të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor.

    “Deri më tani nuk ka ndonjë informacion shtesë se cila ishte arsyeja e të shtënave me armë zjarri nga të cilat u plagosën dy persona. Hetuesit policer kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark