Njëri prej pesë të arrestuarve të dielën në Kosovë për përgatitje të sulmeve terroriste, ku thuhet se cak ishte vendi ynë, është 25 vjeçari, Nuhredin Skënderi, është shtetas boshnjak, i lindur në Kuvajt dhe ka edhe pasaportë serbe.
Nuredin Skënderi ka dyshtetësi, të Kosovës dhe Serbisë.
Këto informacione, Insajderi i ka siguruar në kërkesën e prokurorisë për paraburgim.
Sot , pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditë të të arrestuarve për terrorizëm.
Sipas Prokurorisë Ardian Gjuraj, Ergim Syla dhe Nuhredin Skënderi po dyshohen se kanë kryer veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste
Kurse, Mentor Bellaqa po dyshohet se ka kryer veprat penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkaq, Shkodran Krasniqi po dyshohet se ka kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, ndërmjetësimi dhe shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.