Një qen endacak e ka kafshuar në këmbë një fëmijë, në sheshin ”Ibrahim Rugova“, Prishtinë, të martën.
Për këtë ka raportuar gazetari, Venhar Isufi, i cili ka qenë afër kur ka ndodhur ngjarja.
Sipas tij, fëmija do të pësonte më shumë dëme trupore nëse nuk do të ndërhynin njerëzit për rreth.
Komuna e Prishtinës ka vite që përballet me qentë endacakë, ndërkaq kjo problematikë është edhe pjesë e fushatave zgjedhore para çdo palë zgjedhjeve lokale në kryeqytet.