Një foshnje që kishte vetëm tri ditë jetë ka vdekur si pasojë ë kafshimeve të një qeni të racës pit bull, në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Siç njofton The Guardian, qeni ka qenë i shtrirë në shtrat së bashku më dy prindërit e fëmijës ku edhe e ka kafshuar për vdekje foshnjen.
“Nëna është kollitur befasisht, dhe kjo e ka alarmuar qenin, i cili ka kafshuar fëmijën duke i shkaktuar trauma”, ka thënë një hetues policor.
“Prindërit arritën që të largojnë qenin nga foshnja dhe ta dërgojnë në spital, por nuk arritën ta shpëtojnë atë”.
Hetuesi policor ka refuzuar të tregojë për media se në cilat pjesë të trupit është kafshuar foshnja.
Qeni tani është nën përkudjesje në një strehimore të kafshëve./Insajderi.com