
Analisti politik, Valon Syla ka kritikuar ashpër punën që ka bërë Qeveria Kurti gjatë kësaj kohe. Ai ka numëruar një sërë dështimesh. Ndër to ai përmend çështjen e energjisë elektrike.
Syla në InDoks, ka ironizuar me Kurtin duke thënë se nga proklamimi që do të sigurojnë kifle e qumësht për fëmijët kanë përfunduar duke thënë, ndalni joystickat.
“Energjetika është njëra prej pikave që ka tregu që Albin Kurti nuk ka lidhje me politikë e sidomos me energji, një qeveria e cila ka proklamu që do ta ngijë Kosovën me kifle dhe shuajta qumështi, fund përfundojë duke thënë nalni joystickat dhe playstaion dmth, paskem pas playstation, pra s’kokmi kanë qata të kifleve e tu prit me taza në dorë se do të na mush dikush apo qeveria tazat e fëmijëve tonë me qumësht, por kur e zgjidhim problemin në energjetike, e zgjidhim si me qenë një supermagnatie i energjetikës së vet”, ka thënë ai.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) me 8 shkurt miratoi vendosjen e bllokut tarifor në 800 kËh pas atij paraparak në 600 që ishte propozuar më parë.
Ky vendim po cilësohet si absurd për Sylën teksa përmend se në disa shtete të Evropës është paguhet më pak se në Kosovë.
“…me vendimin e ZRrE-së që është marrë deri për vitin e ardhshëm çmimi që Prishtina do ta paguaj në kuptimin si sistem energjetike është vec, është 3 cent më i shtrenjtë se Parisi e Helsinki me çmimet e 2021 natyrisht që një familje që harxhon nën 800 nuk do ta paguajë këtë çmim por indirekt në taskat dhe subvencionet e Kosovës do ta paguaj dhe ata që harxhojnë mbi 800 kë në muaj ata do të paguajnë pra pak më shtrenjtë se në Paris e Helsinki apo me çmimet mesatare që i ka BE-ja, ata i kanë rrogat 5-6 herë më të mëdhaja se ne”, tha Syla
“…problemi këtu është që ka edhe jo barazi në mendim sepse në momentin kur jepim pare publike, atëherë ato duhet të ndahen mbi pa parimin e njëjtë të barabartë me secilin konsumator, banorë apo qytetar e këtu nuk është e njëjta sepse 50% e konsumatorëve e harxhojnë më shumë, me rregullat e tregut të lirë është dashtë me pagu më lirë tek ne paguajnë më shtrenjtë dhe e mbulojnë edhe bizneset edhe familjet që janë më të varfra plus i mbulojnë edhe me subvencione me taksat e tyre, pa e llogaritë këtu edhe Veriun që e kanë totalisht pa pare”, u shpreh ai.
Dokumentari i plotë: Nga kriza në krizë – një vit nën ‘regjimin’ e Kurtit e Osmanit