Një qytetar dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një qytetar dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë

    Insajderi
    30 July 2025 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar nga fshati Bardhi i komunës së Malishevës është dërguar pa shenja jete sot në mëngjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

    Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2025, rreth orës 09:15, dhe është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    “Jemi njoftuar se nga fshati Lladroviq-Malishevë, një person mashkull i moshës madhore, nga familjarët, është dërguar në QKMF Malishevë pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

    Sipas tij, në koordinim me prokurorin e shtetit është hapur rasti si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark