Koreja e Veriut arreston një shtetas amerikan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Koreja e Veriut arreston një shtetas amerikan

    Insajderi
    07 May 2017 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë sot se është në dijeni që Koreja e Veriut ka arrestuar një tjetër qytetarë amerikanë nën dyshimin për akte kundër shtetit.

    Kim Hak Song, i cili është arrestuar më 6 maj, po punonte në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Phenjan, ka njoftuar sot agjencia e lajmeve verikoreane, KCNA.

    “Një institucion i rëndësishëm tani është duke kryer hetim të detajuar mbi veprat që ai ka kryer”, ka njoftuar kjo agjenci.

    Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një deklarate ka thënë se “është në dijeni për raportimet” se një qytetar amerikan është arrestuar në Korenë e Veriut.

    “Siguria e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara është njëra prej prioriteteve më të larta të Departamentit. Kur një qytetar amerikan raportohet se është arrestuar në Korenë e Veriut, ne punojmë me ambasadën suedeze në Penjan, e cila shërben si fuqi mbrojtëse e SHBA-së në Korenë e Veriut”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

    Edhe tre qytetarë amerikanë janë duke u mbajtur në Korenë e Veritu, përfshirë Kim Sang Dok, i cili është raportuar se është arrestuar në muajin prill për akte armiqësore.

    Arrestimi i këtij qyteti amerikan, vjen në kohën kur janë tensionuar raportet në mes të Uashingtonit dhe Phenjanit për shkak të programit bërthamor dhe testimit të raketave nga Koreja e Veriut./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark