Një revole dhe një pushkë gjuetie sekuestrohen nga policia në Malishevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një revole dhe një pushkë gjuetie sekuestrohen nga policia në Malishevë

    Insajderi
    13 August 2025 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Malishevë ka njoftuar se në dy lokacione ka sekuestruar armë.

    Në Lladroc janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Personat e dyshuar kanë pranuar që posedojnë armë dhe kanë dorëzuar një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.

    “Në lokacionin e parë me datë 12 gusht 2025 në fshatin Lladroc është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Pas ndërmarrjes së veprimeve të menjëhershme, njësia e hetimeve e mbështetur nga njësitë tjera relevante të policisë, ka identifikuar lokacionin dhe personat e dyshuar, ku fillimisht janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontrolli i shtëpive dhe intervistimi i tyre, ku personat e dyshuar kanë pranuar posedimin e armëve dhe kanë dorëzuar një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.”

    Ndërsa në një vend tjetër pas postimit të një fotografie ku shihet një i mitur me pistoletë, ai është intervistuar. Më pas një familjar i tij, i moshës madhore, e ka pranuar se mban armë dhe e ka dorëzuar atë.

    “Ndërsa në lokacionin tjetër , pas postimit të një fotografie në rrjete sociale ku shihej një person mashkull i mitur duke e mbajtur një pistoletë i njëjti është identifikuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës sociale, ku arma e ekspozuar i takonte një familjari mashkull i moshës madhore, i cili gjatë intervistimit deklaroi që është e tij dhe e dorëzoi vullnetarisht në Policinë e Kosovës.”

    “Në koordinim me prokurorin, të dyja rastet janë inicuar rastet “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.”

    Apeli lë në fuqi paraburgimin për katër të dyshuarit në rastin e detyrimit dhe shmangies nga tatimi
    Read more


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark