×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Një rrëfim i pa dëgjuar më parë për kontributin e Familjes Aliu-Hertica në arsimin e viteve 90-ta

    Insajderi
    19 December 2024 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia shkollë e familjes Hertica, u shndërrua në një hapësirë për rezistencë paqësore në vitin 1990, kohë në të cilin priti qindra nxënës e mësues brenda hapësirave të saj.

    Në fillim të viteve 1990 kur nxënësve shqiptar nuk u lejohej hyrja në institucione arsimore, alternativa e cila i lejonte të rinjtë të vazhdonin shkollimin, ishte përdorimi i shtëpive që u shndërruan në hapësira arsimore.

    Në 1990, Mehmet Aliu-Hertica ofroi shtëpinë e tij tre katëshe nxënësve dhe stafit të gjimnazit “Sami Frashëri”, në mënyrë që ata të vazhdonin shkollimin. 

    Kjo shtëpi shkollë është simbol i rezistencës dhe se familja Hertica ishte një nga përkrahëset kryesore të arsimit shqip dhe luajti një rol kyç për sigurimin e kushteve për funksionimin e shkollës.

    Në kushte të rënda politike, kjo shtëpi ishte një formë e rezistencës paqësore dhe një qendrim i fortë ndaj përpjekjeve për t’ua mohuar shqiptarëve të drejtën për arsim në gjuhën e tyre.

    Pronarët e shtëpisë jo vetëm që dhanë hapësirat për zhvillimin e mësimit, por ishin pjesë aktive në ruajtjen e gjjuhës shqiptare.

    Mehmet Aliu pronar i shtëpisë, thotë se përkundër rrezikut, ai vuri në dispozicion shtëpinë e tij, për nxënësit.

    “I përzunë fëmijet nga shkollat unë i kisha fëmijet në shkollë. Kontaktova me drejtorin ta pyes se kur po hapet shkolla. Ai me tha s’po kemi ku me mbajt mbledhje, e jo që të ia fillojmë mësimit. I thash sa për mbledhje unë e kam vendin. Tha jemi të rrezikuar. Tash për rrezikim iu siguroi unë. Kanë ardhur e kanë mbajtur mbledhjen. Duke dalë nga mbledhja më thanë që qenka e mirë për shkollë. Thash a mund të iu plotësojë kushtet. Më thanë që po  kërkojnë shtëpi shkolla. Iu thash nga sot e keni në dispozicion shtëpinë time.  Ka filluar mësimi këtu”, tregon Aliu.

    Edhe Fadil Aliu tregonte se si shtëpia në të cilën do të ishte dhoma e gjumit, u shëndrrua në klasë për nxënësit, të cilat aty mbanin mësimin.

    “I thash babës që ma ke premtu dhomën time. Ai më tha prapë do ta kesh atë premtim, pasi të kryhet mësimi. Kur u kryjke mësimi tri ndërrime në 4 e gjysmë 5 vijsha në shtëpi nga shtëpia ku banonim, rrijsha në njërën nga dhomat dhe aty mësonim. U qoja në gjashtë të mëngjesit e rregulloja dhomën, e bëja gati për nxënësit. Ambienti ku ishim këtu ka qenë jashtëzakonisht i vështirë. S’kemi pasur as banka”, thotë Aliu. .

    Ndryshe, njëri nga trashëgimtarët e familjes Aliu, Fadili është kandidat për deputet nga LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark