Një rrëfim i shkurtër mbi vendin e 114 që njohi sot Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një rrëfim i shkurtër mbi vendin e 114 që njohi sot Kosovën

    Insajderi
    27 February 2017 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti i Bangladeshit ndodhet në Azinë Jugore. Vend ky afër me Kinën, Nepalin dhe Butanin. Ai sot është shteti i 114 që e ka njohur Republikën e Kosovës.

    Një vend me 164 milionë e 158 mijë banorë, jetojnë njerëz të etnive të ndryshme. Ku kryeqyteti i tij është Dhaka.

    Bankladeshi është anëtare e OKB-së që nga viti 1945 dhe ka një sistem republikanë të udhëheqjes, me kryeministër, Sheikh Hasaina dhe president Zillu Rahman. Ai ishte pavarësuar pas luftës me Pakistanin në vitin 1971.

    Në historinë e Bangladeshit ka ndodhur edhe një puç më 1975 ku është vrarë edhe udhëheqësi i shtetit Mujibur Rrahmanit.

    Shteti i Bangladeshit njihet edhe për shtetin e parë islamik i cili ka zgjedhur Presidenten e parë femër Khaleda Zijaja, në vitin 1990.

    Bangladeshi zë vendin e 46 në botë si ekonomia më e fortë. Ai është eksportuesi më i madh i tekstilit në botë.

    Lajmin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Bangladeshit është bërë sot pas mbledhjes së zakonshme të qeverisë së Bangladeshit, ku këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i sekretari i kabinetit Mohammad Shafiul Alam,  në një konferencë për media.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark