Një rritje drastike e çmimit të makinave të përdorura në Gjermani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një rritje drastike e çmimit të makinave të përdorura në Gjermani

    Insajderi
    03 June 2022 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjermani, makinat e përdorura u rritën me pothuajse një të tretën brenda një viti, sipas Agjencisë për Analizën e Tregut DAT.

    “Në prill, makina e zakonshme trevjeçare me motor benzine ishte 30.1 për qind më e shtrenjtë se makinat e ngjashme në prill të vitit të kaluar”, tregon analiza e DAT. Mesatarisht, një makinë trevjeçare me motor benzine kushton 27900 euro

    Veturat me naftë u rritën më shumë se ato me benzinë

    Makinat me motorë naftë janë rritur edhe më shumë, me 31.8 për qind dhe mesatarisht për “naftët” trevjeçarë është dashur të ndahen 28 960 euro.

    Sipas analistëve, çmimet e makinave të përdorura po rriten për shkak të uljes së furnizimit me të reja. Kriza e koronës ndikoi në mungesën e çipave dhe pjesëve të tjera për industrinë e automobilave, gjë që uli kapacitetin.

    Në të njëjtën kohë, çmimet e makinave të reja janë rritur me shtatë për qind në tre vitet e fundit. Rritja e ndjeshme e çmimeve të makinave të përdorura nuk vlen vetëm për makinat deri në tre vjet, por edhe për modelet më të vjetra.

    “Kur oferta është e kufizuar, kërkesa rritet”

    “Kur oferta është e kufizuar, kërkesa për modelet e vjetra rritet dhe kjo sigurisht rrit çmimin”, tha një zëdhënës i agjencisë DAT.

    Debati i zhvilluar në Gjermani në prag të krizës së koronës, i cili parashikonte edhe ndalimin e pjesshëm të makinave me naftë, nuk ndikon më në uljen e kërkesës për këto automjete, e cila ra në sy në mes të atij debati.

    Sipas të dhënave të DAT-it, por edhe portalit më të madh të internetit për makinat e përdorura “mobile.de”, ka kërkesë për “naftë” të përdorur, sidomos për ato me motorë më të fortë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark