Gazetari i CNN: Nuk mund të tregoj se çfarë tmerri po shoh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gazetari i CNN: Nuk mund të tregoj se çfarë tmerri po shoh

    Insajderi
    13 March 2016 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    (20: 50) – Gazetari i CNN Turkey, Kenan Sener, i cili është lidhur direkt nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi i një bombe në veturë afër një parku në Ankara, gjatë raportimit ka thënë një fjali që e ka detyruar ta ndërpresë paraqitjen live.

    “Janë 27 të vdekur dhe 75 persona të plagosur dhe në gjendje të keqe sipas të dhënave zyrtare. Por nuk mund të ju tregoj se çfarë po shoh sepse nuk mundem t’ua them për shkak të se do të ishte mungesë respekti për familjarët e viktimave këtu… Një skenë e tmerrshme”, ka thënë gazetari teksa ka raportuar nga vendi i ngjarjes.

    *************************************************************************************************

    (19:51) – Ka arritur në 30 numri i të vdekurve nga sulmi në Anakara. Lajmin e kanë konfirmuar për mediat turke, autoritetet e qytetit të Ankarasë.

    “Numri i të vdekurve mund të shtohet”, thuhet në lajmërimin e Ministrisë së Brendshme.

    turqia

    *************************************************************************************************

    (19:37) CNN në Turqi raporton se nga ky shpërthim bombe deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 persona. Kryeministri i Turqisë Tayp Erdogan e ka quajtur sulmin si të drejtuar ndaj Turqisë që i ka shpallur luftë shtetit Islamik ISIS, raporton gazeta ture Hyrriyet.

    shperthimi

    *************************************************************************************************

    Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur qendrën e Ankaras të dielën, ndërsa raportohen për të plagosur, njoftojnë mediet turke. Ky shpërthim vjen pasi atij të para disa jave ku vdiqen 30 persona.

    Shpërthimi ndodhi në lagjen Kizilay në qendër të Ankaras rreth orës 18:35. Disa automjete ishin në zjarrë dhe shumë ambulanca arritën në vendin e ngjarjes pas shpërthimit.

    Një makinë e ngarkuar me eksploziv e ka shkaktuar shpërthimin, raporton televizioni turk NTV, njofton Insajderi.

    https://www.youtube.com/watch?v=xtLj3TVA2SQ&app=desktop

    Personat e plagosur janë transferuar në 10 spitale të ndryshme nëpër Ankara, ndërkohë që asnjë informacion është dhënë për numrin e të plagosurve në atë që dyshohet të jetë një sulm terrorist.

    Zona është duke u evakuuar si masë paraprake kundër një sulmi eventual të dytë. Ky është sulmi i tretë i madh që ka goditur kryeqytetin turk, që nga tetori i vitit të kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark