Ditë më parë është mbajtur Simpoziumi Evropian i Kafes në Budapest. Por ajo çka e bënë këtë ngjarje të veçantë ishte nominimi i një shqiptar për kontributin në industrin e kafës, i cili më pas ka fituar edhe çmim për ketë kategori, raporton gazetametro.net
Shqiptari që jeton në Düsseldorf të Gjermanis, Dritan Alsela, është i njohur jo vetëm në qytetin e tij ku jeton dhe punon, por në të gjithë botën për shërbimin dhe përgatitjen e llojeve të ndryshme të kafeve.
Vetë Dritani ka bërë të ditur në faqen e tij në Facebook që është shpërblyer më çmimin për kontributin e madh në industrinë evropiane të kafes.
Dritani është avanturier në profesionin e tij, sepse ai udhëton nëpër gjithë botën për të promovuar artin e tij te të bërit kafe, tashmë shqiptari njihet në të gjithë botën për aftësitë e tij të veçanta në të bërit makiato.
Shqiptari është ndier shumë i nderuar dhe ka mbetur i habitur kur kishte parë emrin në mesin e të nominuarvë, ku më vonë edhe është shpërblyer me çmim./gazetametro.net