×
  • Sport
  • Sport

    Një shqiptar largohet nga grumbullimi, Zvicra publikon listën për në “Euro 2024”

    Insajderi
    07 June 2024 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Euro 2024 fillon në Mynih, kur Gjermania pritëse do të përballet me Skocinë. Kombëtarja e Zvicrës do të nisë turneun një ditë më vonë me ndeshjen kundër Hungarisë.

    Trajneri i helvetëve, Murat Yakin (49 vjeç) duhej të bënte prerjen përfundimtare për skuadrën e Kampionatit Evropian, këtë të premten. Andi Zeqiri është i fundit që largohet nga kampi zviceran. Sulmuesi 24-vjeçar nga klubi belg KRC Genk do të jetë në gatishmëri nëse një lojtar ofensivë do të dëmtohet.

    Murat Yakin deklaroi për këtë vendimin: “Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi, ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe në fazën sulmuese, për këtë arsye iu dha përparësi lojtarëve të tjerë”.

    Më largimin e Zeqirit, në skuadrën e Zvicrës mbeten vetëm tre shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari (lojtar i Lucernës).

    Kombëtarja tashmë do të udhëtojë drejt Gjermanisë me tre portierë, shtatë mbrojtës dhe 16 lojtarë të mesfushës dhe sulmit

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark