Xheneta Gashi 3-vjecare ka vdekur duke mos pasur shtëpi të sajen. Madje mungesa e një shtëpie ia ka sjellë vdekjen.
Por disa javë pas vdekjes së saj, ka filluar të ndërtohet shtëpia e familjes së Xhenetës, e cila humbi jetën në Qendrën Historike të Prizrenit disa javë më parë, pasi një mur ra mbi të.
Shtëpia ka filluar të ndërtohet pas donacioneve të njerëzve vullnetmirë, të cilët i janë përgjigjur thirrjeve për ndihmë pas tragjedisë që i pati ndodhur familjes Gashi, njofton Klan Kosova.
Toka për ndërtimin e shtëpisë është ndarë në Leshan të Suharekës nga familja e Lirije Gashit, nënës së Xhenetës, ndërsa më një donacion, familjes i ka ndihmuar edhe këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri.
Deri tani, sipas familjes janë grumbulluar rreth 9 mijë euro, ndërsa familja ka ende nevojë për ndihmën tuaj./Insajderi.com