Dy persona kanë pësuar lëndime nga një zjarr që kishte kapluar një shtëpi, në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.
Rasti ka në ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Policia e Kosovës.
Zjarri është lokalizuar, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë, ka nisë një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (shtëpi), në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, ku kanë hasë në dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Zjarri është lokalizuar, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë, ka nisë një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjet e policisë dhënë Insajderit.