Një shtetas belg akuzohet për terrorizëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një shtetas belg akuzohet për terrorizëm

    Insajderi
    02 April 2016 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas i Belgjikës është akuzuar në kuadër të hetimeve të përbashkëta të Belgjikës dhe Francës, lidhur me zbulimin e një komploti për sulm në Francë.

    Prokurorët federalë në Bruksel sot se i kanë dhënë vetëm inicialet e të dyshuarit Y. A.

    Në kumtesën e prokurorëve theksohet se shtetasi 33 vjeçar i Belgjikës ishte paraqitur para një gjyqtari dje, me ç’rast ky gjyqtar ka vendosur që i dyshuari të mbetet në arrest. Ai ishte arrestuar më 31 mars.

    Prokurorët thanë se akuzat ndërlidhen me hetimet për shtetasin francez, Reda Kriket, i arrestuar në një lagje të Parisit më 24 mars, dy ditë pas sulmeve me bomba në Bruksel, i cili është i dyshuar për planifikim të një akti të menjëhershëm të “dhunës ekstreme”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark