Një shtetas serb arrestohet pasi i dha 10 euro ryshfet policit rrugor në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një shtetas serb arrestohet pasi i dha 10 euro ryshfet policit rrugor në Ferizaj

    Insajderi
    23 September 2021 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale  për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Ferizaj, janë njoftuar në lidhje me një rast “Dhënia e ryshfetit”.

    Siç njoftohet, një qytetar mashkull, deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar  Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes.

    Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V, (1962), mashkull, shtetas i Serbisë, në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë dhjetë (10) Euro.

    Zyrtari Policor i kishte  tërhequr vërejtjen,  duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policor e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues,  të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj.

    Më këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale:  “Dhënie të Ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së.

    Në konsultim me Prokurorin, i dyshuari është intervistuar në prezencë të përkthyesit të licencuar dhe avokatit mbrojtës.

    Poashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për Dhënie të Ryshfetit, ndërsa  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark