Një tempull në Kinë i quajtur “Ganlu”, tërheq turistë nga e gjithë bota. E veçanta e këtij tempulli është se mbahet vetëm nga një shtyllë druri.
Ganlu njihet edhe si tempull i shërimit për ato familje të cilat nuk mund të kenë fëmijë. Ato vizitojnë shpesh këtë tempull dhe shpresojnë që një ditë dëshira e tyre të plotësohet.
Tempulli është ndërtuar që në vitin e largët 1146 nga Ye Zuqia, pasi mamaja e tij nuk kishte fëmijë dhe kishte udhëtuar kudo për të gjetur shërim. /Insajderi.com