Alcatel sjell smartphone-in e ri, pjesë të serisë së IDOL, në konferencën e Berlinit.
IDOL 5 është dizenjuar për “brezin e tanishëm” me një funksion App Cloner të ri që u jep mundësi përdoruesve të qëndrojnë në shumë llogari vetëm në aplikacionin e një media sociale.
Telefoni me kosto të ulët është për momentin në ngjyrat argjënd dhe e zezë dhe kushton 239 euro. IDOL premton tu dhurojë përdoruesve një ekuilibër mes stilit dhe funksionit.
Pajisja ka një kamera të pasme 13 megapiskel me flash LED, si dhe kamera të përparme 5 megapiskel, me një lente me kënd të gjerë 84, dhe flash duke ndihmuar përdoruesit të kapin selfie-n e duhur.