Një tërmet i fortë ka goditur qytetin Norcia në Italinë qendrore, në mëngjesin e së dielës rreth orës 7:40.
Tërmeti ka qenë 6.6 shkallë me një thellësi prej 1.5 km, ky termet është më i madhi deri më tani që ka ndodhur në Itali.
Nuk është raportuar ende për viktima, mirëpo është raportuar se shumë ndërtesa janë shkatërruar, shkruan BBC.
Kjo ndodhi gati dy muaj pasi një tërmet i madh vrau gati 300 njerëz dhe shkatërroi disa qytete.
Shërbimi gjeologjik amerikan tha se epiqendra e tërmetit ishte 68 km në juglindje të qendrës rajonale të Perugia dhe në afërsi të qytetit të vogël të Norcia.
Lëkundjet janë ndierë në kryeqytetin e Romës.