Një tërmet i fuqishëm godet zonën bregdetare të Kretës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një tërmet i fuqishëm godet zonën bregdetare të Kretës

    Insajderi
    20 June 2025 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është ndjerë sot në zonën jugperëndimore të Kretës. Sipas të dhënave paraprake nga Instituti Gjeodinamik i Greqisë, epiqendra u regjistrua rreth 47 kilometra në jugperëndim të Paleochoras, në rajonin e Hania-s.

    Lëkundja ndodhi në një thellësi fokale prej rreth 20.6 kilometrash dhe është ndjerë kryesisht në zonat përreth, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme materiale apo të lënduar.

    Autoritetet janë në monitorim të situatës, ndërsa specialistët theksojnë se tërmete të tilla janë të zakonshme për rajonin dhe nuk përbëjnë rrezik serioz nëse nuk pasohen nga lëkundje të tjera më të forta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark