"Një thi më pak", komenti skandaloz i imamit gjilanas pas vdekjes se pacientit që iu vendos zemra e derrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Një thi më pak”, komenti skandaloz i imamit gjilanas pas vdekjes se pacientit që iu vendos zemra e derrit

    Insajderi
    09 March 2022 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Remzi Halimi, Imam në xhamin Dardania II në Gjilan ka bërë një koment skandaloz pas vdekjes së një njeriu, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gjatë ditës, lajm në mediat tona ka qenë vdekja e një personi të cilit muaj më parë i ishte vendosur zemra e derrit. Por ai nuk mundi të mbijetoi dhe ka ndërruar jetë sot.

    E ndër komentet për vdekjen e tij, bie në sy komenti i një hoxhe nga Gjilani i cili thotë pas vdekjes së tij “një thi më pak”.

    Ky koment ka marrë reagime negative nga qytetarët të cilët e kanë kritikuar dike i thënë se “një hoxhe nuk i ka hije të bëjë këso komentesh”.

    Imami Remzi Halimi është pjesë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Komunën e Gjilanit. Ai shihet edhe në disa fotografi bashkë me kryetarin e BIK-ut, myftiun Naim Tërrvanën./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark