Momenti kur një TikToker nuk e njohu Jennifer Lopez, vazhdoi t’i bënte pyetje se çfarë bën e punon - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Momenti kur një TikToker nuk e njohu Jennifer Lopez, vazhdoi t’i bënte pyetje se çfarë bën e punon

    Insajderi
    17 April 2025 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti social, TikTok, është plot me video ku përdoruesit ndalojnë kalimtarët dhe i pyesin se çfarë po bëjnë, dhe një video e tillë është regjistruar nga TikTok-eri, Khan, i cili ndaloi yllin e Hollivudit Jennifer Lopez në rrugë.

    Domethënë, në profilin e quajtur “hikhann_”, videoja me Jennifer Lopez ka më shumë se 11 milionë shikime, derisa ai nisi duke i thënë se po i pëlqen se si është veshur.

    “Çfarë bën për të jetuar?”, e pyeti atë, për të cilën Lopez e shikoi i hutuar dhe e pyeti: “Çfarë?”.

    Kur Khan filloi të shpjegonte se çfarë bën dhe pse bën video të tilla, Lopez u përgjigj se ajo është një këngëtare.

    Më pas u bë një pyetje se çfarë i pëlqente në punën e saj dhe ajo u përgjigj se i pëlqente gjithçka që lidhet me karrierën e saj.

    @hikhann_ What do you do for a living? #foryoupage #whatdoyoudoforaliving #viralvideo #clout #foryourepage #viral #fyp #foryou #tiktok ♬ original sound – Khan

    Interesant është fakti që kalimtarët e kanë parë të hutuar, ndërsa gjatë intervistës janë dëgjuar thirrjet: “Të dua, Jennifer”.

    Komentet ishin të mbushura me mesazhe habie se TikToker-i nuk e dinte se kush ishte JLo, ndërsa të tjerë shkruanin se ne duhet të vazhdojmë të pyesim të famshmit se kush janë ata në të vërtetë. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark