Një tjetër aktor rikthehet në sezonin final të “Game of Thrones” - Insajderi
×
Kulturë

Një tjetër aktor rikthehet në sezonin final të “Game of Thrones”

Insajderi
15 November 2017 - 14:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Seriali i famshëm i HBO-së, “Game of Thrones” po filmon sezonin e tetë i cili do jetë dhe i fundit. Sezoni i kaluar shënoi rikthimin e disa personazheve që kishin munguar prej kohësh si Gendry (Joe Dempsie) dhe Benjen Stark (Joseph Mawle, dhe mesa duket një personazh i sezonit të parë mund të rikthehet në serial.

Jason Momoa, që luajti Khal Drogo, lideri Dothraki dhe bashkëshorti i Danenerys Targaryen (Emilia Clarke), postoi një foto në rrjetin social “Instagram” nga Belfasti, përkrahë yllit aktual të “Game of Thrones” Kristofer Hivju, duke shtuar pikëpyetjet e një rikthimi të mundshëm të Khal Drogo në sezonin final.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark