Një tjetër "Eurovision", një tjetër krizë diplomatike - Insajderi
×
Kulturë

Një tjetër “Eurovision”, një tjetër krizë diplomatike

Insajderi
07 May 2017 - 22:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çuditërisht për një spektakël popi që duhet të jetë apolitik, festivali evropian i këngës “Eurovizion” shkakton përçarje apo tërbim gati çdo vit.

Në vitin 2014 Conchita Wurst, një “drag queen”(burrë që vishet me rroba grash për argëtim) me mjekër nga Austria, fitoi festivalin e mbivlerësuar me raste, duke sjellë thirrje në Rusi dhe Bjellorusi që të mos transmetohet kënga e Wurst, dhe akuzimeve të spektaklit që është një “vatër e sodomisë”.

Vitin e kaluar Ukraina ka fituar garën me “1944”, një këngë për dëbimin e Tatarëve të Krimesë. Kjo xhindosi qeverinë ruse, e cila kishte pushtuar dhe përvetësoi Krimenë në vitin 2014, shkruan The Economist.

Këtë vit edhe një zënkë po krijohet. Ukraina po udhëheq këtë vit garën, e cila do të mbahet me 13 maj. Channel One, transmetuesi kryesor i Rusisë, ka vendosur si përfaqësuese të Rusisë Yulia Samoilova, një këngëtare 28-vjeçare në karrocë.

Samoilova ka performuar në Krime në vitin 2015 që do të thotë që i bie të jetë në ndalimet e udhëtimeve të paraqitura nga Ukraina për të famshmit e Rusisë të cilët ose kanë qenë në Krime që nga përvetësimi ose ata të cilët haptazi përkrahin politikat e qeverisjes së tyre. Jo shumë më vonë pari u përzgjodh, shërbimi i sigurimit në Ukrainë lajmëroi që ajo nuk do të lejohej të hynte brenda Ukrainës.

Organizatori i Eurovisionit, Bashkimi Transmetues Evropian, ka kritikuar vendimin e Ukrainës si një dëmtim “të integritetit dhe natyrës jo-politike” të spektaklit. BTE sugjeroi që Samoilova të performojë nga larg apo Rusia të zgjedhë një tjetër garues. “Channel One” refuzoi, normalisht; një therë e ngacmuesit dhemb më shumë nëse tërhiqet. Samoilova tani do të performojë në Sevastopol, qytetin kryesor të në Krime, në ditën e gjysmë-finales, dhe Rusia nuk do të marrë pjesë në garë.

Kjo grindje shkon për mirë në Rusi. Kjo lejon mediet shtetërore të Vledimir Putinit të portretizojnë Ukrainën si një shtet që udhëhiqet nga nacionalistë të tmerrshëm të cilët janë të ligë ndaj njerëzve në karroca. (Më shumë se sa, të themi, një shtet që nuk dëshiron të diskualifikohet nga fqinji i tij më i fortë).

Kjo ndihmon edhe qeverinë e Ukrainës gjithashtu, duke larguar vëmendjen e publikut nga dështimi i tyre për të përmbushur premtimet e Revolucionit të Maidanit në vitin 2014, i cili shkrehu luftën.

Ankesat ndaj Rusisë mund të jenë një justifikim për mos të ndjekur reformat e vështira, si luftimi i korrupsionit, thotë Balázs Jarábik e Ndihmës Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.

Problemet ishin veçse në formim e sipër në festën e Eurovisionit në Ukrainë, e cila kishte shpresuar të bënte një spektakël  “serioz” (duke kushtuar vetëm 16 milionë dollarë, duke krahasuar me ekstravagancën e Danimarkës me 61 milionë dollarë në vitin 2014 dhe evenimentit të Azerbajxhanit me 76 milionë dollarë në vitin 2012).

Por në nëntor drejtori i transmetuesit publik, i cili së fundmi është pavarësuar, kishte dhënë dorëheqje, duke akuzuar qeverinë për shkurtimit të buxhetit të tij për eveniment.

Dhe me kaq në Rusi dhe Ukrainë, drama e televizionit vë në hije realitetin. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark