Një tjetër gjigant italian futet në garë për Granit Xhakën - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Një tjetër gjigant italian futet në garë për Granit Xhakën

    Insajderi
    08 July 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ardhmja e Granit Xhakës vazhdon të jetë ende e paqartë se ku do ta vazhdojë karrierën ai.

    Për një kohë të gjatë, emri i tij është lidhur me një kalim të mundshëm te Milani, por ky transferim përfundimisht dështoi.

    Tani, sipas “Gazzetta dello Sport”, një tjetër klub i madh italian,  Juventusi  po shfaq interes serioz për shërbimet e tij.

    Tarifa e transferimit për mesfushorin 32-vjeçar pritet të jetë mes 12 dhe 15 milionë euro.

    Megjithatë, nënshkrimi i Xhakës nga Zonja e Vjetër do të realizohej vetëm nëse klubi arrin ta shesë Douglas Luiz.

    Braziliani është në listën për t’u larguar, ndërsa në mesin e zëvendësuesve të mundshëm janë Xhaka dhe Sandro Tonali.

    Raportet e fundit thonë se Tonali ka përparësi në listën e Juventusit, por Xhaka mbetet një opsion i hapur dhe realist për repartin e mesfushës edhe për faktin se ka kosto shumë herë më të ulët se italiani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark