Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në Qytetin Studenti, pranë Universitetit Metropolitan në Tiranë.
19 vjeçari A.A., ka goditur me mjet të mprehtë studentin 20-vjeçar A. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Burime për gazetaren Alma Demiraj bëjnë me dije se 20-vjeçari ka marrë tre goditje, në krahë dhe në bark.
I plagosuri i është nështruar ndërhyrjes kirugjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.