Një tjetër subjekt politik i jep mbështetje protestës së nesërme të OVL-UÇK-së  – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një tjetër subjekt politik i jep mbështetje protestës së nesërme të OVL-UÇK-së 

    Insajderi
    15 June 2022 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja për Bashkim i ka dhënë mbështetje protestës së ftuar nga OVL-UÇK për ditën e nesërme.

    Lëvizja për Bashkim fton që jo vetëm veteranët, por të gjithë qytetarët t’i  bashkohen protestës dhe të mos lejojmë që kategoritë më meritore për lirinë që po e gëzojmë, të na shndërrohen në kategori sociale!

    Përveç LB, edhe AAK, NISMA dhe PSD i kanë dhënë mbështetje kësaj proteste.

    Kujtojmë se veteranët po kundërshtojnë miratimin e ligjit për ngritjen e pagës minimale, e cila përjashton veteranët nga kjo rritje.

    Komunikata e plotë e LB:

    Diskriminimi i veteranëve – antikombëtar e antinjerëzor

    Të enjten, më 16 qershor 2022, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prej orës 9:30, para Qeverisë dhe para Kuvendit të Kosovës, do të organizojnë protestë kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve,

    invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

    LB, e bindur në drejtësinë e kësaj çështjeje, të ngritur nga OVL e UÇK-së, ka vendosur që ta mbështesë protestën dhe do të marrë pjesë aktive në të.

    LB është e bindur se këndvështrimi i mbrapshtë që kinse kategoritë e dala nga lufta qenkan barrë për shoqërinë, është antinjerëzor dhe antikombëtar.

    Me projektligjin e Qeverisë së Kosovës, të miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës, rrëzohet ligji aktual që e lidh pensionin e veteranit me pagën minimale, (edhe ashtu ka qenë pension shumë i vogël, 170 euro), pra nuk do të ketë rritje për këtë kategori ashtu siç parasheh projektligji për pagën minimale.

    Lëvizja për Bashkim fton që jo vetëm veteranët, por të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës dhe të mos lejojmë që kategoritë më meritore për lirinë që po e gëzojmë, të na shndërrohen në kategori sociale!

    JO diskriminimit të mëtutjeshëm të luftëtarëve të lirisë!

    TË GJITHË në protestë në mbrojtje të njerëzve më meritorë për lirinë që

    po e gëzojmë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark