Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e kësaj të marte në plazhin e Pish Poros në Fier.
Mësohet se 60-vjeçari ka qenë duke u larë në det, por i ka pësuar infarkt në zemër.
“Rreth orës 12:15, shtetasi rreth 60 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, në plazhin e Pish Poros, dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Abc News.