Një aksion anti-drogë është zhvilluar sot në Pejë, ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë.
Lidhur me rastin policia tashmë ka arrestuar një person.
Insajderi merr vesh se është arrestuar për këtë rast shtetasi i Shqipërisë Aleks Gerbi.
Ndërkohë, Prokurori Ersan Qavolli, tha se në kërkim janë gjatë persona.
“Ne i kemi dyshimet tona se kush mund të jenë personat e dyshuar. Një është arrestuar ndërsa nuk mund të japim informacion për të dyshuarit. Për momentin në kërkim janë gjashtë persona”, tha prokurori i rastit.
Nga një aksioni antidrogë në Pejë sot është sekuestruar mbi një ton drogë, me vlerë rreth 5 milionë euro, po ashtu është raportuar se është djegur një sasi e madhe e substancës narkotike.