Dhjetë persona mbetën të vdekur dhe 30 u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë të madhe në New Orleans të SHBA-së, në Canal and Bourbon Street, sipas agjencisë zyrtare të qytetit për gatishmëri ndaj fatkeqësive, NOLA Ready.
Dëshmitarët okularë thanë se zbavitja e Vitit të Ri u kthye në tmerr, ndërsa përshkruan incidentin.
“Gjithçka që pashë ishte një automjet që u përplas me të gjithë në anën e majtë të trotuarit Bourbon”, tha Kevin Garcia, 22 vjeç, duke folur për CNN menjëherë pas incidentit.
“Një trup fluturoi drejt meje”, tha ai, duke shtuar se kishte dëgjuar gjithashtu të shtëna armësh.
Ndërsa, 22-vjeçarja Whit Davis nga Shreveport, Luiziana, tha për CNN se incidenti ndodhi ndërsa ajo ishte në një klub nate në Bourbon Street, transmeton Gazeta Express.
“Të gjithë filluan të bërtasin dhe të vrapojnë dhe më pas ne u izoluam për pak dhe më pas u qetësua, por ata nuk na lanë të largoheshim”, tha Davis.
“Kur më në fund na lanë të dilnim nga klubi, policia na bëri me dorë ku të ecnim dhe po na thoshte të dilnim shpejt nga zona. Pashë disa trupa të pajetë që as nuk mund t’i mbulonin dhe mijëra njerëz që merrnin ndihmën e parë”.
Policia u tha njerëzve në vendngjarje që të fusin telefonat në xhep dhe të largohen sa më shpejt të jetë e mundur, tha Davis.