Si pasojë e një vetaksidenti të një veture në rrugën Gjilan-Prishtinë, kanë mbetur të vdekur tre persona. Vetura ka rënë në Liqenin e Badovcit.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, kurse komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka dhënë detaje shtesë për Insajderin lidhur me ngjarjen.
Ai ka thënë se ekipi i zjarrfikësve me tre peshkatarë kanë gjetur vendndodhjen e veturës, mirëpo e kanë pasur ta pamundur ta nxjerrin nga uji për shkak të thellësisë.
Tutje, Gashi ka bërë të ditur se ekipet e zhytjes së FSK’së kanë arritur të tërheqin dy trupa të pajetë jashtë veturës dhe një brenda saj.
“Ne ora 23:49, eshte pranuar informat se nje veture ka rënë ne Liqenin e Badovcit dhe ka njerëz brenda. Ekipet menjeher kane dalur në vendin e ngjarjes, aty jane parë shenja dhe pjese te vetures qe ka rene ne liqen, mirepo, vetura ishte zhytur ne uje dhe nuk eshte pa. Eshte kerkuar qe te angazhohet FSK pasi qe kane ekip te zhytjes”, ka njoftuar ai.
“Ekipi i zjarrfikjes se bashku me 3 peshkatar qe kishin barke kane gjetur vendodhjen e vetures dhe kemi tentuar per ta terhequr nga uji, por nuk kemi arritur sepse ishte thellesi. Kane arritur ekipet e FSK, ( ekipi i zhytjes) , kane fillu kerkimin , eshte gjetur vetura dhe trupat e pa jetë. FSK, ka terhequr dy trupa te pa jete dhe ju kane dorezu sherbimeve mjekesore dhe IML. Kemi terhequr edhe veturen ku ne te ishte edhe nje persone i pa jetë”, shtoi ndër të tjera komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës. /Insajderi.org/