Një turist gjobitet me 500 euro pasi u fut në Fontanën e Trevit në Romë, i ndalohet përgjithmonë vizita - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një turist gjobitet me 500 euro pasi u fut në Fontanën e Trevit në Romë, i ndalohet përgjithmonë vizita

    Insajderi
    27 February 2025 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tashmë sezoni i turistëve veçse ka filluar në Romë, e tre vizitorë nga Zelanda e Re u futën në telashe pikërisht në zonën përreth “Fontana di Trevi”

    Siç raporton CNN, të tre turistët u ndaluan të dielën mbrëma nga policia.

    Derisa po kalonin nga shatërvani i famshëm Trevi në qendër të Romës, ku veçse kishte turistë të shumtë, dhe policia po i largonte nga zona, të dehur, njëri nga ta, një 30-vjeçar shkoi dhe u hodh aty, derisa po e ndiqnin policia.

    “Alkooli ishte padyshim i përfshirë,” tha një zëdhënës i policisë.

    I riu nga Zelanda e Re hyri në shatërvan duke u kapur mbi skulpturat e mermerit.

    Ai u gjobit me 500 euro (rreth 524 dollarë) dhe iu ndalua përgjithmonë të vizitojë Monumentin barok.

    Shatërvani i Trevit, i ndërtuar në vitin 1762 si gryka e një ujësjellësi, iu nënshtrua një pastrimi prej 330,000 dollarësh në vitin 2024, gjatë të cilit u kullua në mënyrë që punëtorët të mund të riparonin mermerin e copëtuar nga miliona monedha të hedhura në ujë çdo vit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark