Një ukrainas arrestohet në SHBA se shtirej si nxënës i shkollës së mesme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një ukrainas arrestohet në SHBA se shtirej si nxënës i shkollës së mesme

    Insajderi
    04 March 2016 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 23 vjeçar ukrainas është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi për katër vjet me radhë shtirej se ishte adoleshent në një shkollë të mesme.

    Artur Samarin, i cili për dy vjet ndoqi kolegjin në Ukrainë, përpara se të udhëtonte për në SHBA, e kishte zgjatur vizën e tij turistike amerikane që nga viti 2013.

    Por, një çift amerikan në Harrisburg të Pennsylvanisë e kishin ndihmuar atë që të qëndronte në SHBA, duke i siguruar atij një certifikatë false dhe numër të rremë të sigurimit social, duke e përdorur emrin Asher Potts.

    Ai kishte arritur të hynte në mesin e nxënësve të dalluar, si dhe ishte përfaqësues në bordin e shkollës.

    Samarin tash akuzohet për vjedhje të identitit dhe ngacmim seksual, pasi e pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë adoleshente, të mitur..rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark