Një vajzë 6-vjeçare mbijetoi tri ditë e humbur në një pyll kanadez, publikohet momenti i ribashkimit me mamanë e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vajzë 6-vjeçare mbijetoi tri ditë e humbur në një pyll kanadez, publikohet momenti i ribashkimit me mamanë e saj

    Insajderi
    24 September 2024 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nënë dhe një vajzë janë ribashkuar – ku nuk kanë munguar as lotët – pasi 6-vjeçarja u zhduk në pyllin kanadez për tri ditë.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Oaklynn Schweder, e cila është përshkruar nga familja e saj si autike, u zhduk nga jashtë shtëpisë së saj në British Colombia të enjten e kaluar.

    Si pasojë, ajo ishte endur e vetme nëpër pyll për tri ditë, duke shkaktuar një kërkim të madh me dronë, helikopterë dhe qen policie – të angazhuar për ta gjetur atë.

    Por për fat të saj dhe të familjes së saj, Oaklynn u gjet të dielën – dhe ribashkimi i saj me mamanë Gail Skin ishte shumë emocionues.

    Gail dhe babai James Schweder vrapuan në pyll përpara se nëna të merrte Oaklynn në krahët e saj, duke bërtitur dhe duke qarë për “vajzën e vogël”.

    Gjashtë-vjeçarja thuhet se u mbështjellë me një batanije nga vullnetarët e kërkimit teksa duartrokitën për zbulimin e saj dhe ngushëlluan prindërit e saj.

    Oaklynn nuk dukej se kishte ndonjë lëndim të dukshëm, por ajo u dërgua në një spital për kontrolle të mëtejshme.

    Oaklynn, e cila mbush shtatë vjeç më 30 shtator, do të ketë ‘festën më të madhe të ditëlindjes’ për të festuar shpëtimin e saj, shtoi Gail. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark