“Një vajzë gjashtëmuajshe e kanë kallur të gjallë” - rrëfimi drithërues i ish-pjesëtarit të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Një vajzë gjashtëmuajshe e kanë kallur të gjallë” – rrëfimi drithërues i ish-pjesëtarit të UÇK-së

    Insajderi
    28 March 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-pjesëtari i UÇK-së, Artan Hoti, ka shpalosur kujtime rreth masakrës në fshatin Izbicë të Skenderajt, që ndodhi para 23 vjetëve.

    Ai këtë ditë e cilësoi si më të keqën në jetën e tij, ditë kjo ku u masakruan 147 persona.

    “Disa ditë më parë forcat e NATO-s sulmuan top çarqet serbe, pastaj serbët e mllefosur e rrethakuan hekurt Drenicën. Ishte data 28 mars 1999, ka qenë dita e Kurban Bajramit, forcat serbe pasi hasën në rezistencë në disa fshatra si Ozdrim, Kodër të Hotit dhe disa fshatra, u kthyen dhe hyrën në fshatin Izbicë ku ishin të strehuar 53 fshatra nga komuna e Skenderajt. Ata i ndanë pleqtë, burrat dhe fëmijët nga familjet e tyre, i torturuan dhe i masakruan në mënyrën më barbare”, tha ai për Klan Kosova.

    Sipas tij forcat serbe u munduan të shfarosnin gjithçka.

    “Ishte dita më e keqe e jetës sime. Ata u munduan me shfarosë gjithçka në Drenicë, kanë djegur gjitha shtëpitë, kanë vrarë gjithçka mbi tokë”, shtoi Hoti.

    Ai madje tha se serbët masakruan pa kursyer edhe fëmijë.

    “Një vajzë gjashtëmuajshe e kanë kallur të gjallë”, vazhdoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark