×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vajzë humb jetën pasi bie nga anija turistike në Vlorë

    Insajderi
    03 September 2021 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë ende e paidentifikuar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë nga anija turistike me të cilën po udhëtonte.

    E reja rreth 25-vjeç është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

    Policia ka arrestuar A. G., 47-vjeçarin, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, ndërkohë që një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

    Njoftimi i Policisë së Vlorës:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark