Një valë e re raketash iraniane është lëshuar drejt Izraelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një valë e re raketash iraniane është lëshuar drejt Izraelit

    Insajderi
    17 June 2025 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e sotëm, sirenat e alarmit u dëgjuan sërish në disa pjesë të Izraelit, pasi Irani nisi një valë të re raketash si përgjigje ndaj sulmeve izraelite, raporton BBC përcjell Insajderi.

    Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Jerusalem dhe Tel Aviv, ndërkohë që sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan. Shërbimet emergjente ndodhen ende në vendet e goditura në pjesën qendrore të Izraelit.

    Ndërkohë, edhe në kryeqytetin iranian Teheran janë dëgjuar shpërthime dhe qitje intensive nga mbrojtja ajrore.

    Sipas raportimeve të televizionit shtetëror iranian, tre punonjës të tij humbën jetën nga një sulm izraelit që goditi selinë e televizionit një ditë më parë.

    Në një intervistë televizive, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli ka dëmtuar ndjeshëm programet bërthamore dhe ato të raketave balistike të Iranit, por shtoi se ushtria izraelite ka ende nevojë për më shumë kohë për të përfunduar operacionet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark