Një i vdekur dhe 11 të lënduar në aksident në Rixhevë të Klinës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur dhe 11 të lënduar në aksident në Rixhevë të Klinës

    Insajderi
    04 July 2016 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Rixhevë të Klinës sot ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor, ku janë përfshirë katër vetura dhe një kamion, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe janë lënduar njëmbëdhjetë të tjerë.

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke dalë në vendin e ngjarjes.

    Ky aksident ishte fatal për njërin pasagjer i cili në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë ka arritur pa shenja jete, kurse njëmbëdhjetë personat e lënduar janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, përveç njërit, i cili për shkak të lëndimeve serioze, me urgjencë është dërguar në QKUK në Prishtinë.

    Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve me kërkesë të tyre pa u dërguar në autopsi.

    Ky rast është duke u hetuar nga njësia e hetimeve të aksidenteve në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark