Një person është vrarë dhe dhjetë janë lënduar në një shpërthim të dielën në mbrëmje në një lokal në Ansbach, afër Nurembergut në Gjermani. Më shumë se 11 kanë mbetur të lënduar.
Policia ka konfirmuar se shpërthimi ka qenë i qëllimshëm, dhe dyshohet se ka qenë një mjet shpërthyes.
Bazuar në raportimin e medieve lokale, sikurse “Nordbayern.de”, zëdhënësi i Policisë së Bavarisë ka thënë se ka fakte të mjaftueshme që bëjnë të besojnë se shpërthimi ka qenë i qëllimshëm dhe se ministri i brendshëm gjerman është rrugës për tek vendi i ngjarjes.
Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.
Gjermania në dhjetë ditët e fundit është goditur nga tre sulme.