Një autobus me ndjekës të një sekti fetarë është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Krujës këtë të premte, njofton Top Channel.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 minuta. Autobusi me targa AA584MP, me drejtues shtetasin me inicialet S.J. nga Vlora, është përfshirë nga flakët fillimisht në pjesën e motorit të tij, ndërsa më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në pjesën tjetër të mjetit.
Policia thotë se si pasojë e flakëve, ka ndërruar jetë një pasagjere e seksit femër, si dhe 12 persona të tjerë janë dëmtuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se autobusi ka marrë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental. Në vendngjarje ndodhen efektivat e policisë dhe Forcat Zjarrëfikëse, të cilët vijojnë hetimet.
Ndërkohë, pak para orës 13:00, të plagosurit kanë mbërritur me helikopter në QSUT.