Një i vdekur e tre të lënduar nga një aksident në Podujevë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i vdekur e tre të lënduar nga një aksident në Podujevë

    Insajderi
    02 July 2016 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në qytetin e Podujevës, saktësisht në rrugën “Brigadat” rreth mesditës ka ndodhur një aksident trafiku, kur ka mbetur një person i vdekur.

    Si pasoj e këtij aksidenti një person ka humbur jetën, një ka marr lëndime të rënda, ndërsa dy të tjerë lëndime më të lehta.

    Hoxha ka thënë për klankosova.tv se policia menjëherë iu është përgjigjur rastit me njësitet e saj.

    Të lënduarit janë përcjell për trajtim mjekësorë kurse i pajetë i të aksidentuarit është dërguar për në autopsi.

    “Policia e Kosovës bën apel tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që tu përmbahen rregullave te komunikacionit rrugor, t’i respektojnë shenjat dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës, sepse aksidentet me pasoja vdekjeprurëse po bëhen tepër shqetësuese.”

    “Poashtu PK njofton se për të gjithë shkelësit apo shkaktarët e këtyre aksidenteve masa rigoroze do të ndërmerren sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark