×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një vështrim mbi përballjen e parë Biden-Trump më 2020

    Insajderi
    27 June 2024 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten zhvillohet debati i parë i zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2024. Por kjo nuk është përballja e parë e kandidatëve për president.

    VOA i ka hedhur një vështrim debatit të vitit 2020 dhe pritshmërive për debatin e së enjtes mes presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump.

    Në ballafaqimin e tyre të fundit, njëri ishte në mandatin e tij të parë si president.

    “Kam bërë më shumë në 47 muaj, sesa ke bërë ti në 47 vite Joe”, tha Trump.

    “Njerëzit kanë nevojë për ndihmë”, tha politikani me përvojë Joe Biden.

    Përballja 90 minutëshe ishte kaotike dhe me shumë ndërhyrje.

    Biden: A do ta mbyllësh gojën?

    Trump: Shiko kë ke në listën tënde Joe? Kush është në listë?

    Biden: Kjo është shumë jopresidenciale…

    Një shfaqje e ngjashme politike pritet edhe të enjten, por mund të jetë pak më i butë për shkak të rregullave të reja. Në këtë debat, mikrofoni i kandidatit që nuk ka radhën për të folur, do të jetë i mbyllur.

    Një nga pjesët më të paharruara në debatin e vitit 2020 ishte kur presidentit të atëhershëm Trump iu kërkua të dënonte supremacistët e bardhë.

    Pas humbjes së Trump, mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin më 7 janar, në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

    Analistët thonë se ky debat nuk do të ndryshojë bindjet e votuesve që kanë vendosur tashmë.

    Një debat i dytë mes kandidatëve për president është planifikuar për në shtator. Por kjo varet nga mbarëvajtja e debatit të parë të enjten.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark