×
  • Lajme
  • Lajme

    Një video në ‘TikTok’- Arsyeja banale që çoi deri tek vrasja në Lipjan

    Insajderi
    07 August 2024 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.

    Si pasojë e një përleshje mes katër personave, Agim Xani, 57-vejçar, ka mbetur i vdekur dhe i biri i tij përreth 15 vjeç është plagosur.

    Xani nuk arriti t’i mbijetonte plagëve nga therja me thikë që mori.

    Insajderi raportoi më herët se i dyshuari për sulmin është Skender Krasniqi dhe djali i tij. Krasniqi më herët kishte sulmuar edhe drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat Tërpeza.

    Mediumi merr vesh nga burimet e saja se e gjithë ngjarja ndodhi si shkak i një konflikti për një video në rrjetin social ‘TikTok’.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e konfirmoi rastin tragjik më herët. Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash

    “Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.  Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njoftoi Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark