×
  • Lajme
  • Lajme

    Një viktimë dhe 11 raste të reja nga Covid-19 në Shqipëri

    Insajderi
    11 June 2021 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person i prekur me koronavirus.

    Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 2915 testime nga të cilat 11 persona kanë rezultuar pozitivë. Pozitiv është fakti se aktualisht në vendin tonë janë vetëm 177 raste aktive.

    Aktualisht, po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

    Raporti i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë: 2915 testime, 22 të shëruar, 11 raste të reja në dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

    Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër,  Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

    Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë. 

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (11 Qershor 2021)

    Raste të reja ditore        11

    Të shëruar në 24 orë      22

    Të shtruar në spitale      22

    Humbje jete në 24 orë   1

    Testime ditore                2,915

    Testime totale            751,831

    Raste pozitive             132,437

    Raste të shëruara        129,807

    Raste Aktive                  177

    Humbje jete                  2,453

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Shkodër       57

    Tiranë          43

    Berat             23

    Elbasan        15

    Lezhë           12

    Korçë           7

    Durrës          5

    Gjirokastër  5

    Fier                4

    Dibër             3

    Vlorë              2

    Kukës           1

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark