×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Një virus i ri është përhapur në Evropë, dy të vdekur

    Insajderi
    13 August 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim i virusit të quajtur “ethet e Sloth-it” ka goditur Evropën dhe ka marrë dy jetë njerëzish në Brazil.

    Një grua 26-vjeçare dhe një burrë 45-vjeçar, kishin vizituar Kubën, dhe më pas shkuan në një spital në Itali me simptoma të Oropouche, raporton The Lancet.

    Gruaja raportoi se vuante nga ethet dhe diarreja pasi udhëtoi në provincën Ciego de Avilla të Kubës, duke u kthyer në Verona më 26 maj.

    Burri gjithashtu përjetoi simptoma duke vizituar Havanën dhe Santiago de Kubën përpara se të kërkonte kujdes mjekësor në Fori, në Italinë veriore më 7 qershor. Dr.Danny Altmann, profesor i imunologjisë në Imperial College London, tha për The Telegraph: “Duhet të shqetësohemi patjetër. Gjërat po ndryshojnë dhe mund të bëhen të pandalshme”.

    Virusi e ka origjinën nga “slothi” dhe është përhapur nga mishkat, me 12 raste të raportuara në Spanjë, pesë në Itali dhe dy në Gjermani, transmeton Klankosova.tv.

    Rastet e rënda të sëmundjes çojnë në çrregullime neurologjike si encefaliti dhe meningjiti.

    Simptoma të tjera përfshijnë dhimbje koke, temperaturë të lartë, dhimbje të muskujve, ngurtësi të kyçeve, të përziera, të vjella e ftohje.

    Sloth | Species | WWF

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark