Një vit në pushtet – Ky është urimi i Armend Zemajt për Qeverinë Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një vit në pushtet – Ky është urimi i Armend Zemajt për Qeverinë Kurti

    Insajderi
    13 February 2022 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka komentuar punën e Qeverisë Kurti për gati 1 vit në pushtet. Zemaj për InDoks, ka thënë se Kurti bën mirë t’i kthehet realiteti e të marrë përgjegjësi.

    Vota e madhe ndaj tij sipas deputet të LDK-së shumë shpejt mund të kthehet në dëshpërim.

    “Urimi më i mirë ishte që të largohet nga improvizimet t’i rikthehet realiteti të marrë përgjegjësi ekzekutive për të udhëhequr vendin, jo për tu marrë me gjërat të cilat nuk e lehtësojnë ose p[përmirësojnë ose qeverisjen ose jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës por vetëm ë mbulojnë dështimet pa përgjegjësinë, paaftësinë për të udhëhequr dhe mos përmbushje e premtimeve mbi të gjitha edhe të programit politik çfarë e përfaqëson kjo qeveri me një mozharancë goxha kualitetit, me një votë të madhe popullore e cila po dëshmohet që ndoshta që gjithçka është ka rikthehet në dëshpërim”, ka thënë Zemaj.

    Armend Zemaj – LDK

    Armend Zemaj, aktualisht deputet i LDK-së në opozitë, por në Qeverinë e Avdullah Hotit që pasoi qeverinë e parë e jetëshkurtër të Albin Kurtit drejtoi me dikasterin e shëndetësisë. Bash në pandemi.

    Një vit pasi që dy burra të tjerë, njëri pas tjetrit e kanë zëvendësuar atë në këtë post, si e sheh ai menaxhimin e pandemisë?

    “Janë dy faza të menaxhimit të pandemisë. Menaxhimi emergjent që ka ndodhu kur ishte fillimi dhe e gjithë bota ishte future në këtë histori të vështirë ose në betejën me një virus tinëzar, është pjesa e dytë e njohjes me virusin dhe dorëzimit te kjo qeveri me shumë pajisje pozitive, resurse humane ta quaj me infrastrukturë me të plotësuar, me një njohje më të tepërt të virusit dhe të menaxhimit, por logjika e kësaj qeverie ka qenë izolimi, menaxhimi nën izolim pa koordinim të mirëfilltë institucional, pa koordinim të vijës, të strukturës që quhet bashkëpunimi me komuna me grupet e interesit dhe njëfarë forme të ndryshme, me një qëllim më shumë populist sesa për ta ruajtur shëndetin publik”, ka thënë Zemaj në InDoks të Gazetës Insajderi.

    Gjatë intervistë Zemaj dha edhe komentin e tij për raportin e Qeverisë Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Potencoi se qasja është shqetësuese.

    “Jo vetëm Qeverisë Kurti por që nga zgjedhjet e 14 shkurtit institucionet e Republikës së Kosovës duket që janë të izoluar në pjesën e marrëdhënieve diplomatike e sidomos me SHBA-të direkt përgjegjësia bie mbi kryeministrin e vendit dhe atë si ekzekutiv ose si njeriu kryesor për të avancuar marrëdhëniet Kosovë me SHBA-të, ky izolim është shqetësues nuk na bën as neve me u ndi mirë, por, po shihet që diçka është pengesë  në këtë drejtim ose ka hy diçka në mes ose nga mos përgjegjësia, ose nga mos njohuritë të quajmë bazike se si funksionon partneriteti ose nga kryeneçësia, por pasojat duket që janë evidente edhe në këtë pjesë”, ka thënë ai.

    Dokumentari i plotë: Nga kriza në krizë – një vit nën ‘regjimin’ e Kurtit e Osmanit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark