Një vit nga vdekja e ikonës së aktrimit, Adem Mikullovcit - Insajderi
×
Kulturë

Një vit nga vdekja e ikonës së aktrimit, Adem Mikullovcit

Insajderi
15 September 2021 - 16:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ikona e aktrimit, Adem Mikullovci, i cili mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.

Sot (15 shtator), janë bërë një vit nga vdekja e tij.

Mikullovci, ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare, dhe lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Lumnije Mikullovci.

Ademi ishte njëri nga aktorët e preferuar për aktrimin e tij shpesh edhe humoristik. Mikullovci mbahet ende mend për krijimtarinë e tij si dhe për sukseset që ka lënë pas vetës.

Kujtojmë se ai kishte edhe një djalë me Lumnijen, Besnikun.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark