Një vit zi për vdekjen e monarkut tajlandez - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një vit zi për vdekjen e monarkut tajlandez

    Insajderi
    13 October 2016 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vdekja e mbretit e ka zhytur Tajlandën në një periudhë zije, që do zgjasë një vit. Duke dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të mbretit Bhumibol Adulyadej, kryeministri tajlandez i ftoi gjithashtu qytetarët që të mos organizojnë festa argëtuese për një muaj.

    Mbreti vdiq në spital pas 70 vitesh në fron, që e bënë atë edhe sundimarin më të vjetër në fron. Princi i kurorës, djali i tij Maha Vajiralongkorn pritet të bëhet mbret, edhe pse analistët thonë se trashëgimtarit 63-vjeçar do t’i duhet të japë shumë prova për të ngjallur te populli adhurimin që gëzonte i ati.

    Kjo, për shkak se Mbreti Bhumibol, i njohur edhe si Rama IX, i cili e ka udhëhequr Tajlandën nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore deri në epokën e rrjeteve sociale, nderohej në Tajlandë si njeriu që ruajti ekuilibrat mes grushteve të panumërta të shtetit dhe ndryshimeve të shumta kushtetuese.

    Ai u kurorëzua Mbret në vitin 1946, pasi vëllai i tij 20-vjeçar ishte gjetur i vrarë në shtrat, në rrethana misterioze, dhe iu desh të rimëkëmbte Monarkinë e dëmtuar nga abdikimi i xhaxhait të tij vite më parë. I nderuar me një çmim për arritje jetësore nga Kombet e Bashkuara, ndaj tij nuk kanë munguar as momentet kritike, si ai i vitit 1973, kur u doli në mbrojtje protestuesve pro demokracisë, të vënë nën shënjestrën e ushtrisë, njofton tch.

    Apo në një kohë më të vonë, kur mbështetësit e kryeministrit të rrëzuar Thaksin Shinawatra e akuzuan oborrin se kishte komplotuar kundër tij. Mbreti refuzoi të përfshihej, por ndikimi i tij u pa te Gjykata Kushtetese, e cila anuloi fitoren e Shinawatrës. Vdekja e tij e lë Tajlandën në kohë të turbullta, nën sundimin ushtarak që prej grushtit të shtetit të vitit 2014.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark